Tuesday, August 11, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina LAJME “Ka zëra që thonë se kryetari nuk bind”, Xhaferraj në mbledhjen e...

“Ka zëra që thonë se kryetari nuk bind”, Xhaferraj në mbledhjen e Këshillit: Po është e vërtetë sepse dyshonim nëse…

0
499
Zjarr Televizion Adccccc

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, i pranishëm ka qenë edhe deputeti deokrat, Ferdinand Xhaferraj i cili është një prej anëtarëve të këshillit.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, Xhaferraj ka thënë se ishte koha që tashmë kryetari të drejtonte PD-në pa dualitet pasi deri më tani kishte pasur dyshime nëse ishte vetëm një kryetar apo dy kryetarë. Më tutje ai propozoi që në rezolutën që Këshilli Pritet të miratojë ditën e sotme, të përfshihej edhe vizita e të dërguarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Ferdinand Xhaferraj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD:

Ka zera qe thone kryetari nuk bind. Po, e vertet, sepse mes nesh ka qene dyshimi a kemi nje kryetar apo kemi 2. Tani eshte koha qe kryetari te drejtoje pa dualitet dhe ne duhet ta ndjekim. Per rezolutën propozoj te perfshihet vizita e Escobarit, pasi mesazhi qe ai dha ishte nisja e vizites nga PD. Ne lidhje me 18, dua te them qe gjate kësaj kohe përgjegjësinë e kane mbajtur kryetaret e degeve. Deri ne 18 peshen duhet ta mbajme te gjithe per nje kuvend model.

Zjarr Tv Ad