Friday, August 14, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Belind Këlliçi merr vëllain si avokat dhe bën kallëzimin në polici për...

Belind Këlliçi merr vëllain si avokat dhe bën kallëzimin në polici për vjedhjen e pajisjeve në zyrën e FRPD

0
80

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka bërë sot kallëzimin në polici për vjedhjen e zyrës së punës së FRPD, ku thuhet se i kanë vjedhur të dhëna personale dhe pajisje.

Këlliçi ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet së bashku me vëllain e tij, Redin që është avokat, në dyert e komisariatit.

“Për cilindo që vë merak për ndjenjat e mia amerikane dhe që rreket të ngulë vend e pavend flamurin amerikan për kredenciale dhe mburojë politike, e përshëndes bashkë me tim vëlla Redin, shtetas amerikan dhe shqiptar njëkohësisht. Të dy kemi studiuar në SHBA, ndërsa Redi vijon të ushtrojë atje profesionin e avokatit.

Sapo depozituam një kallëzim shtesë në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën time të punës në FRPD, ku ndër të tjera janë vjedhur edhe të dhëna personale të Redit në pajisjet e mia elektronike.” shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad