Sunday, April 12, 2026
Ballina Aktualitet “Çfarë hetimi duhet më?!”, Kryemadhi nxjerr dokumentet, shihni si kanë firmosur Edi...

“Çfarë hetimi duhet më?!”, Kryemadhi nxjerr dokumentet, shihni si kanë firmosur Edi Rama dhe Erion Veliaj për…

0
380

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me dosjen e inceneratorëve, ku ka publikuar disa vendime që mbajnë firmën e kryeministrit Edi Rama, dhe të vartësit të tij Erion Veliaj. Kryemadhi ngre pyetjen retorike se: Çfarë hetimi kërkohet më, kur është me firmë dhe me vulë?

Kryetarja e LSI-së vijon më tej dhe me akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, që ka shkelur ligjin për qeverisjen vendore, duke firmosur vetë në emër të këshillit bashkiak të kryeqytetit.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Qytetarët presin me padurim goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal të veshur me kostum zyrtar. Ja ku është koka e grupit të strukturuar kriminal, Edi Rama, me vasalin e tij, Erion Veliaj. Edi Rama, si ideator i skemës së inceneratorëve dhe zbatues i saj, këtë radhë ka firmat mbi vendimet që i kanë dhënë jetë skemave.

Ndërsa Erion Veliaj firmos me urdhër të Ramës. Ku e gjen të drejtën, që në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore, neni 54/dh, të marrë atributet e Këshillit Bashkiak? Ai ka grabitur duke lidhur taksat e qytetarëve, për 30 vjet me inceneratorin e Tiranës, me një vlerë në total 91,784,500 Euro pa Tvsh.

Jam e bindur se zbatimi i ligjit dhe leximi objektiv i provave nga ana e institucioneve të drejtësisë, do të mundësojë, që nga zyrat e shtetit, një e nga një, anëtarët e bandës famoze të inceneratorëve të përballen dhe të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

Zjarr Tv Ad