Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar edhe veprimin e dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, i cili gjatë kohës që Albana Vokshi lexonte rezultatet e Referendumit për shkarkimin e Bashës, hipi mbi makinën e këtij të fundit dhe ngriti dy gishtat lart.
Basha ironizoi veprimin e Malltezit, teksa u shpreh se “të bësh referendum se do hipësh në pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike është tallje me demokratët”.
“Sot PD ka patur vetëm një aktivitet demokratik Kombëtar: Kuvendin Kombëtar, I cili ka marrë vendimet me votën e 5004 delegatëve.
Ka pasur edhe ndonjë dëm siç më thonë që paska pasur një dëm ndaj veturës që merr Partia Demokratike me qira për kryetarin, por në fund të fundit këto janë dëme kolaterale dhe e vetmja gjë që mund të them është të thërrasësh referendum se do hipësh në pushtet dhe të hipësh në veturën e kryetarit të Partise Demokratike është paksa tallje me demokratet. Jam i bindur që demokratet e kuptojne si të tille”, u shpreh Basha.




