Të qeshur vesh më vesh, Vuçiç-Rama-Zaev japin lajmin nga lokali i peshkut: Open Balkan, nismë për njerëzit në fshat e qytet

0
80

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook foto nga takimi me Ramën dhe Zaev në Elbasan.

Fotot ai i ka shoqëruar dhe me një qëndrim të tij lidhur me nismën rajonale të Open Balkan.

“Ne e konsiderojmë Open Balkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë për njerëzit që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Biseda të rëndësishme se si të përparojmë më tej, të importojmë, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort” shkruan ai.

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Eshtë njoftuar po ashtu dhe pjesmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm.

Zjarr Tv Ad