Kryeministrja serbe për protestat në Tiranë: Disa politikanë kanë frikë nga “Ballkani i Hapur”

0
34

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka folur në lidhje me protestën që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Tiranë, kundër ardhjes së presidentit, Aleksandër Vuçiç.

Ajo është shprehur se ka folur me Vuçiç dhe se gjithçka është në rregull, teksa tha se ai është një vizionar dhe ka parë një të ardhme tjetër për të pasur një lëvizje të lirë.

“Kam folur me presidentin dhe më konfirmoi se gjithçka ishte në rregull. Ai ka gjithë mbështetjen nga Beogradi.

Si kudo në rajon edhe në Tiranë disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe. Aleksandër Vuçiç është vizionar dhe ka parë një të ardhme tjetër për të pasur një lëvizje të lirë.

Disa politikanë kanë frikë se Ballkani i Hapur do të tregojë dobësitë e tyre”, ka thënë më tej Brnabiç.

Zjarr Tv Ad