Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në Fax News ka folur mbi vizitën e djeshme të Aleksandër Vuçiç në Shqipëri.
Prezenca e Alex Soros ditën e djeshme në takimin e Ramës, Vuçiç dhe Zaev
Berisha: Ai është promoter kryesor i intersave të Serbisë në rajon dhe i Ballkanit të Hapur pasi dështoi me ndryshimin e kufijve ai ka kaluar në promovimin e këtij projekti që është në funksion të Serbisë të Madhe dhe shndërrimin e rajonit në një zonë influence ruse. Beogradi nuk ka njohur genocidin që ka kryer në Bosnje dhe Kosovë apo edhe grushtin e shtetit. Kroacia e konsideron këtë projekt destabilizues, BE e quan jo të shëndetshëm. Kemi të bëjmë me një lëvizje që synon vendosjen e hegjemonisë serbe.




