Ish-ministri i LSI ironizon Kryemadhin: Pesë vite në krye të partisë, dhe vetëm kërkon ndjesë

0
50

Ish-ministri i LSI, Ylli Manjani ironizon kryetaren e kësaj partie, Monika Kryemadhi përmes një postimi në rrjetet sociale mbi rolin e saj si pjesë e opozitës. Manjani thotë se teksa ka hyrë në vitin e pestë si kryetare e LSI, Kryemadhi “vetëm kërkon ndjesë”.

Sipas tij, opozita e djeshme dhe kjo sot, ende e ka “shejtanin brenda”. Ai thotë se më tepër se djegia e mandateve, për të cilën Kryemadhi është shprehur se ka qenë lëvizje e gabuar, opozitën e dëmton vetvetja, kryetarokracia dhe mbyllja ndaj nevojave të shoqërisë.

Shkrimi i Manjanit:

Monika ka hyrë në vitin e pestë në krye të LSI dhe vetëm kërkon ndjesë. Ndjesë për LSI e Ilirit e ndjesë për LSI e vet. Ndjesa zakonisht pranohet, por që “djegia e mandateve dëmtoi opozitën” nuk më bind shumë.

Faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë që është sot, si në parlament ashtu edhe jashtë tij e kishte dhe ende e ka shejtanin brënda.Më mirë djepi bosh se shejtani brenda- thonë mirditorët.

Ndaj them se më shumë sesa djegia e mandateve, opozitën e ka dëmtuar vetvetja; kryetarokracia; mbyllja e plotë ndaj shoqërisë e nevojave të saj për përfaqësim real.Opozita duhet ribërë nga fillimi. Ndjesa nuk mjafton…

Zjarr Tv Ad