I ashpër është treguar mbrëmjen e sotme ambientalisti Sazan Guri, i cili ka deklaruar se ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e dëshirojnë shqiptarët por vetëm Kryeministri Edi Rama dhe egoja e tij e sëmurë. I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit” në Fax News, Sazan Guri deklaroi se nuk mund të ketë një Mini-Schengen pa pjesmarrjen e Kosovës, duke shtuar se shqiptarët e vërtetë nuk mund të bien dakord me këtë egoizëm të sëmurë të Ramës.Sazan Guri:
Këtë vizitë e kemi shprehur që prej 2 vitesh ne e pritëm jo vetëm me një protestë për të kundërshtuar atë që po vjen nga kryeministri i cili këtë e ka ego personale sepse nuk e ka konsultuar me askënd më parë. Ne kemi bërë rreth 20 takime nëpër qytete të ndryshme, ne u kemi treguar se mblidheshim kundër tyre.
Ajo që dua të them është kjo që dihet se deri më sot ne na ka ardhur bashkëpunimi me serbinë si i detyruar, si projekt i fuqive të mëdha. Në eksperiencat e para kur shteti ynë conte flori dhe naftë në Serbi ndërsa neve na vinin shkurre. Shpërblimi ishte që shteti serb na i ktheu në forma bajate. Ekonomia shqiptare po të krahasohet me atë serbe është në proporcion 9 me 1. Kjo marrëdhënie nuk i ka sjellë prosperitet shtetit shqiptar. Nuk mund të gabojmë më dy herë. Sot jemi ne që duhet të kujdesemi se kemi kryeministrin që po ja ngul popullit dhe vetes.
Ata që janë shqiptarë të vërtetë nuk mund të bien dakord me këtë egoizëm të Edi Ramës. Me atë dituri që kam unë, nuk është Open Balkan, por Closed Balkan. Nëse ke të bësh vetëm me 3 shtete, ku njëri nga këto është si i joni që është pjesë vetëm pse do kryeministri por jo populli, atëherë kemi të bëjmë me Closed Balkan. Nuk mund ta kuptoj Open Balkan pa pjesën tjetër të shqiptarëve. Vetë Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në kohën e Millosheviçit, që ka larguar 800 mijë kosovarë nga shtëpitë e tyrë.
Mijëra gra të përdhunuara dhe mijëra të vrarë gjatë luftës. Në këtë kuadër të madh egziston një konventë që quhet CEFTA. Atë që do të bësh ti si mini-schengen, e ke në këtë konventë. Nuk ka konsensus. Kufiri i detit është njësoj. Kryeministri vendos me egon e vet. E ka ego të sëmurë që nuk pyet presidentin, parlamentit. Pyeten dhe besimet fetare, akademikët, qytetarët. Z.Rama pa marrë parasysh atë dilemë, që Kosova është gjysma jonë. Pa Kosovën nuk ka. Mini-Schengeni bëhet gjithmonë mes vendeve ekonomike të barabarta. Serbia duhet të kërkojë falje.




