Friday, April 24, 2026
Ballina Aktualitet Lista me emrat, makiazhi për Veliajn, mbi 200 mijë euro në vit...

Lista me emrat, makiazhi për Veliajn, mbi 200 mijë euro në vit nga buxheti për këshilltarët e kryebashkiakut

0
56

Plot 216 mijë euro në vit, i kushton taksapaguesve shqiptarë flota e këshilltarëve të Erion Veliajt, ndërsa atyre që i publikojnë këto të dhëna i kushton mbyllja e faqes në Facebook. Erion Veliaj ka më shumë këshilltarë se çdo institucion tjetër, me titullin këshilltar i kryetarit të bashkisë janë plot 17 persona dhe tre të tjerë vetëm me emërtimin këshilltar.

Shpenzimet për këta persona shkojnë në 2.2 milionë lekë të reja, ose e përkthyer 18 mijë euro në muaj. Plot 216 mijë euro në vit. Në këtë faturë nuk është përfshirë zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës dhe as këshilltarët ligjorë dhe zyrat e marrëdhënies me publikun.

Pagat e këshilltarëve të Erion Veliajt: As Edi Rama nuk ka kaq shpenzime sa kryebashkiaku Erion Veliaj. Nga një vëzhgim i databazës e rrjedhur në media, Rama shpenzon 911 mijë lekë në muaj për 6 këshilltarët, ose 7 mijë e 500 euro në muaj. Situata që ka kapluar vendin ditët e fundit në pamje të parë të ngjan surreale. Si ka mundësi që çdo e dhënë qytetari, nga preferenca politike, paga mujore, e së fundmi edhe targa e makinës po rrjedh turpërisht në publik?

Si ka mundësi që kryeministrit i ka plasur një granatë poshtë këmbëve, dhe ai nuk di të thotë se nga ia kanë hedhur? Dhe e fundit, si shpjegohet që mes drejtuesve të mazhorancës së sotme, fytyrave të një shteti të rënë përtokë, Erion Veliaj e ka me merak të madh të mos merren vesh kujt personave i çohen 216 mijë euro për ta këshilluar?

Në stilin e tij, Veliaj nuk ka humbur kohë ti hakërrehet Genc Sekjos, i njohur si njeri memesh në Facebook. Sekjos i është bllokuar faqja e Facebook sapo ai publikoi në profilin e tij një foto të pagave të këshilltarëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, foto të cilën e shoqëron edhe me statusin: Për çfarë i duhen kryetarit të Bashkisë 20 këshilltarë, kur në fund do bëjë atë që i thotë Rama? Sejko u njoftua pas postimit se në llogarinë e tij as nuk mund të postohet apo të komentohet për shtatë ditët në vijim.

Arsyeja: Ka thyer standardet e sigurisë së komunitetit. Në fakt nuk është për tu habitur. Veliaj domosdoshmërisht nuk do të donte që flota e këshilltarëve të tij të zbërthehej imtësisht në media. Një flotë tjetër njerëzish që i përgjigjen Lalit raportuan Genc Sejkon në Facebook, çka u bë dhe shkak që profili i tij të dalë jashtë loje për një javë.

Tragjikomikja në këtë situatë ku është kapur Lali është se, ndonëse mund të raportojë këdo i publikon të dhënat e administratës së tij publikisht, thuajse të gjithë njerëzit e kanë dokumentin e pagave në telefonat e tyre. Mjafton një kërkim “Këshilltar i Bashkisë”, dhe makiazhit të Veliajt i ikën shkëlqimi diçka më shumë./Syri tv

Zjarr Tv Ad