Grida Duma shpalos programin e LDG-së: Më 5 janar ngremë grupet e punës

0
86

Deputetja socialiste Grida Duma në një deklaratë për mediat ka shpalosur programin që do të ndjekë Lidhja Demokratike e Gruas deri në zgjedhjen e kryetares së re.

Ajo u shpreh se në datën 5 janar do të nis puna për ngritjen e grupeve të punës në degët e LDG-së, ndërsa në datën 6 shkurt do të zgjidhen kryetarët e LDG-së në të gjitha degët.

Ndërkohë, do të jetë 19 shkurti që do të zgjedhë kryetaren e re të LDG-së, e cila do të zëvendësojë në këtë post Albana Vokshin.

“Jemi këtu për t’ju treguar se cilat do të jenë hapat e radhës për Lidhjen Demokratike të Gruas. Jam me dy koleget e mia, pjesë e grupit të punës. Kjo është fillesa e një sistemi që siguron meritën dhe garën. LDG ka një histori suksesi dhe ka patur personalitete të shquara të gruas shqiptare në profesione të ndryshme dhe politikë. Ne zonjat që ishim pjesë e grupit të punës, jemi të përjashtuara nga gara për kryetare.

Nisim më datën 5 janar ngritjen e grupeve të punës në degët e LDG-së. Në LDG për shumë vite ka munguar gara dhe transparenca, për t’i dhënë meritën dhe kontributin atyre që kanë sakrifikuar më shumë. Ka patur gra që pavarësisht mungesës së transparencës, kanë qenë aty duke kontribuar.

Pas 3 javëve analizë, performancë dha hapjes së anëtarësimeve, do të nisim zgjedhjet në nivel dege. Në datën 6 shkurt 2022, do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë Shqipërinë për kryetare LDG-je në të gjithë degët. Më pas, në 19 shkurt do të zgjidhet kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas.

LDG duhet të konceptohet si një organizatë partnere ndaj PD-së, duke zgjeruar konceptin e anëtarësisë. Nuk do të kemi vetëm anëtare, por edhe një tjetër kontributore, që është koncepti i pjesëmarrëseve”, u shpreh Grida Duma.

Zjarr Tv Ad