“Një epokë e re po troket, jo ajo e pashallarëve”, Basha pak orë para protestës së 8 janarit: Në Kuvendin e 18 dhjetorit ne avancuam për një PD të pastruar nga hijet e së shkuarës

0
45

Teksa na ndajnë shumë pak orë nga protesta e 8 janarit, të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat. Ai tha për gazetarët se që prej shtatorit të vitit të kaluar PD-ja ka nisur aksionin e saj të pakomprimisë drejt finalizimit të luftës për të shembur regjimin e Ramës.

“Të dashur demokrate dhe demokratë, Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur rrëgjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më korruptuari e më i kriminalizuari në rajon. Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve, Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit;

Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve; Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e perjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive;

Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve; Të gjitha këto kanë e kanë tronditur më fort se asnjëherë tjetër sistemin e kalbur, dhe kanë ngjallur si asnjëherë tjetër shpresën se një epokë e re po troket:

Epoka e sundimit të ligjit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve politikë, epoka e një drejtësie efikase ku krimi dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin, epoka e Shqipërisë normale të zhvillimit, drejtësisë, dinjitetit dhe mirëqenies. Në Kuvendin tonë të 18 dhjetorit ne avanacuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria neser.”, tha ai.

Zjarr Tv Ad