“Hyni pa trokitur”, deputeti mesazh demokratëve: Selia është shtëpia juaj, lideri nuk fshihet e izolohet

0
45

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë se po fshihet dhe izolohet nga demokratët, duke fortifikuar selinë me dyer të blinduara. Në një postim në Facebook, ai u bën thirrje demokratëve që të futen nesër në selinë blu pa trokitur, pasi ajo është shtëpia e të gjithëve.

“Një lider nuk fshihet, nuk izolohet. Izolimi nuk ka të ardhme.Shtëpia e Lirisë do t’i ketë gjithnjë dyert hapur për demokratët. Selia është shtëpia juaj. Hyni pa trokitur”, shkruan Këlliçi.

Kujtojmë se ditën e nesërme, në datën 8 Janar mbështestësit e Sali Berishës do të protestojnë para selisë së PD, duke u përpjekur që të futen brenda, ndërsa ata kanë 4 ditë që hasen me dyert e blinduara atje.

Zjarr Tv Ad