Hodhi ujë e gaz mbi protestuesit, Rama ‘përgëzon’ policinë: U sfidua me një kacafytje në oborrin e një partie, ngjarje barbare!

0
33

Kryeministri Edi Rama teksa po bisedon me demokratët për situatën e krijuar në PD ka përgëzuar edhe policinë për punën e bërë dje. Rama u shpreh se policia meriton një falenderim të posaçëm për ndërhyrjen  dhe se ishte e stërvitur për të përballur këtë materie politike.

“Policia e stërvitur për të përballuar këtë materie politike, këtë lloj qasjeje dhe këtë lloj drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet politik me agresionin ndaj godinave, meriton një falënderon shumë të posaçëm. Mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së Qeverisë nga kjo materie, kjo prurje, kjo turmë e cila dje ishte ndarë përgjysmë, njëra pjesa brenda godinës dhe tjetra jashtë.

Sulmet e të dyja palëve pasi gjërat u kthyen në një farë normaliteti ndaj policisë është shëmbëlltyre se të dyja ato kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës dhe ligjit dhe ligjshmërisë sepse janë në fakt e njëjta gjë, e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E vjetra apo e reja këtu është thjesht biologji dhe nuk është absolutisht asgjë tjetër”, Rama.

Zjarr Tv Ad