Elida Buçpapaj: Zoti Escobar, populli opozitar protestues është shumicë dhe nuk është non grata

0
249

Shkëputur nga letra e Elida Buçpepa drejtuar z.Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit të SHBA

Zonja Ambasadore e ka tejkaluar çdo kufi të sjelljes appropriate të një diplomateje të shtetit me të cilën shqiptarët i lidh liria, demokracia dhe interesi jetik kombëtar.

Zonja Yuri Kim e ka tejkaluar Mariza Lino-n e 1997, duke mbështetur regjimin e Edi Ramës që përbën rrezik për stabilitetin rajonal.

Ajo që duhet theksuar është  se protestuesit ishin të gjithë simpatizantë dhe votues të PD, që nuk meritonin të përballeshin as me dyer hekuri dhe as me skenarë të frikshëm!

Natyrisht nuk jam avokate e Berishës, jam kritikuese e tij, por në kontekstin konkret Berisha sot nuk përfaqëson Berishën, por popullin e vërtetë opozitar, dmth elektoratin e PD, pa të cilën sistemi demokratik përfundimisht merr fund.

Duke e analizuar situatën, sipas proverbit të njohur se çdo e keqe nuk vjen vetëm për keq, duhet të falenderojmë zotin Sekretar të Shtetit Anthony Blinken, që me vendimin e tij, dashur pa dashur, ndikoi që shqiptarët të zgjoheshin dhe të ndodhte ajo që ndodhi. Zhvillim pozitiv në të mirë të stabilitetit dhe demokracisë.

Zjarr Tv Ad