Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Produkte ushqimore pa etiketë dhe pa datë skadence, AKU pezullon aktivitetin e...

Produkte ushqimore pa etiketë dhe pa datë skadence, AKU pezullon aktivitetin e biznesit, gjobitet pronari

0
51
Zjarr Televizion Adccccc

AKU ka pezulluar aktivitetin e një biznesi ushqimor në juglindje të vendit. Gjatë inspektimit të kryer nga AKU rezultoi se në këtë subjekt kryehej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit. Gjithashu u konstatua se ky subjekt nuk plotësonte kushtet higjieno-sanitare për këtë veprimtari, në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, 14’400 kokrra vezë pa dokumentacionin shoqërues dhe pa etiketë.

NJOFTIMI I AKU:

Denoncimi në numrin e gjelbër të AKU zbulon magazinat dytësore ku cënohej siguria ushqimore. AKU falenderon qytetarin për bashkëpunimin dhe merr masa urgjente. Një denoncim në numrin e gjelbër (0800 75 75) të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë lidhur me operatorin e biznesit ushqimor me inicial “D” që operon në juglindje të vendit.

AKU urdhëroi plan-veprimi lidhur me rastin dhe u krye inspektim së bashku me Drejtorinë Rajonale të AKU-së. Inspektimi fizik u krye në dy adresa, ku subjekti ushtronte aktivitetin, aty ku kryhej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit. Gjatë inspektimit u konstatuan produkte të gatshme për hedhje në treg:

Produkte me bazë mishi me etiketa të panotifikuara dhe që nuk kishin të deklaruar në etiketë përbërësit, disa prej të cilëve alergenë kryesorë ushqimorë. U mor masë administrative gjobë për sa më lart dhe për mosplotësimin periodik të regjistrave të HACCP. Për produktet e bllokuara po dërgohen mostra në ISUV. Në adresën, me tre ambiente të reja magazinuese që u identifikua referuar të dhënave nga denoncuesi, u konstatuan gjatë kontrollit fizik: Aty ku mbaheshin produktet ushqimore nuk plotësoheshin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për këtë veprimtari.

Magazina ishte e pamirëmbajtur dhe brenda saj u konstatua një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri. Në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese. Grupi inspektues i AKU-së mori masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit të këtij subjekti dhe bllokimin e produkteve sa më lart, me destinacion përfundimtar asgjësimin e tyre, masë administrative gjobë për kushtet higjieno-sanitare dhe masë administrative gjobë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Njoftohet se procedura e inspektimit vazhdon duke ndjekur nga afër asgjësimin e produkteve të bllokuara për asgjësim. Me daljen e përgjigjes së analizave nga ISUV do vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. Gjithashtu AKU po përgatit materialin për kallëzim penal të kësaj veprimtarie.

Zjarr Tv Ad