Rama një detar në aeroplanmbajtëse, anija amerikane nxjerr fotot, ja si shfaqet kreu i qeverisë

0
38

Anija amerikane ka postuar foto nga vizita e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”.

Rama në fotot  e mëposhtme shihet i veshur si detar teksa ka udhëtuar me aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman Carrier Strike Group (HSTCSG)”.

“Mirë se vini në bord! HarrySTruman (CVN 75) priti Kryeministrin shqiptar Edi Rama, ambasadoren  e SHBA në Tiranë, dhe VIP-at shqiptarë në #Detin Mesdhe, 14 janar 2022. HSTCSG është vendosur në NavyEurope për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare në rajon” thuhet në postim.

Zjarr Tv Ad