Erion Veliajt ‘po i fut hundët’ përsëri në futboll e këtë herë në zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Veliaj po shfaqet më i zjarrtë se në fushatën zgjedhore të fundit, kur kërkonte vota për mazhorancën socialiste.
Erion Veliaj i cili drejton Bashkinë e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, përcolli paraditen e sotme një lajm të gatshëm në media, ku shkruante se do të kërkonte hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për Armando Dukën në FSHF. Përjashtimi i Kasos nga KQZ, Komisioni i Rithemelimit: Akt i ri armiqësor nga dyshja Rama-Brava
Veliaj thoshte në lajmin e shpërndarë të gatshëm se ‘kishte angazhuara një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë’. Pas këtij lajmi të gatshëm nga zyra e Veliaj, ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit, që e cilëson këtë lajm si një letër qesharake dhe fletërrufe.
Reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit:
Po i drejtohemi sot komunitetit të futbollit dhe opinionin pas letrës qesharake të shpërndarë nga Bashkia Tiranë në media për një hetim ndërkombëtar e galaktik ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në atë fletërrufe janë formuluar akuza delirante të denja për hetuesinë e kohës së diktaturës ku dhe drejtësia vepronte me urdhra politik.
Kjo balonë tymuese e lëshuar ditën e sotme, një ditë para zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, është një kërcënim për anëtarët tanë dhe procesin zgjedhor që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ne duam të garantojmë kandidatët, anëtarët tanë, si edhe të gjithë pretendentët për kandidat se ofrojmë dhe garantojmë të gjitha kushtet për një garë të ndershme, të pastër dhe mundësinë për të zgjedhur të lirë nga ndikimi politik dhe kriminal. Pas tentativave të vazhdueshme të dështuara për të intimiduar, shantazhuar dhe kërcënuar anëtarët tanë dhe pasi vrapuan të dalin në foto me viktimën që sapo e kishin kërcënuar duke dështuar publikisht, sot Bashkia Tiranës doli hapur në përfshirjen e saj në këtë proces zgjedhor që i takon ekskluzivisht vetëm komunitetit të futbollit.
Nëse deri pak orë më parë sulmonte për investime të munguara në infrastrukturën futbollistike të kryeqytetit, pas diskretitimit me fakte publike sot kryetari komunës që ndihet Superman dhe Sherlok Holms, në delirin e pushtetit u shfaq si Kryeministër, Prokuror i Përgjithshëm, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, shef i Shërbimit Informativ Kombëtar, President i UEFA-s apo FIFA-s. Natyrshëm lind pyetja: nëse ka indicie, të dhëna, prova për kandidatët për garën në FSHF pse nuk i dërgon në organet ligjzbatuese por ndjek teknikën e shantazhit publik. Pse këto indicie, prova apo të dhëna ja ka fshehur drejtësisë duke kryer një vepër penale?




