“Tashmë Shqipëria ta përfundojë ‘sagën’ e Reformës në Drejtësi”, Hoxha: Investitorët e huaj duan siguri, rritja e krimeve ka ulur investimet

0
47

Ditën e sotme ka dhënë një intervistë për Fax News, presidenti i Dhomës Britanike të Tregtisë, Zenel Hoxha i cili ndër të tjera, foli edhe për kushtet thelbësore që duhet të përmbushë vendi ynë në mënyrë që të ketë interesime nga investitorë të huaj të cilët duan të investojnë këtu.

Hoxha tha se për të pasur projekte të mëdha të cilat mos të mbeten vetëm në letër, duhet që Shqipëria ti jepte fund tashmë “sagës” së tejzgjatur për Reformën në Drejtësi. Sipas tij komuniteti ndërkombëtar i biznesit ndikohet shumë nga ngjarjet në vend, konkretisht së fundmi kur krimet janë rritur, investimet e huaja janë pakësuar.

Hoxha: Lidhur me ekonominë e Shqipërisë, sic dihet është e vogël dhe mund të them se mbyllja e vitit 2021 ishte e mirë për të gjithë spektrin e biznesit shqiptar dhe si konkluzion Shqipëria arriti të ketë GDP më të lartë për vitin 2021 në krahasim me rajonin. Për 2022, janë ende dyshimet sepse siç parashikojnë edhe shkencëtarët, vjeshta e këtij viti do jetë momenti i ndarjes nga kjo pandemi.

Shqipëria ka probleme sa i përket investitorëve të huaj të mëdhenj si rasti i TAP dhe i Kaskadës së Devollit ndërsa tani nuk kemi më projekte të tilla. Pritet tashmë që të ndodhë projekti i madh i Durrësit dhe unë uroj që ato që janë proklamuar të realizohen atje.

Ajo që kemi kërkuar ne është që Shqipëria të përfundojë sagën tashmë, atë që ne e konsiderojmë Reformë në Drejtësi. Gjë që pritet me interes nga kouniteti ndërkombëtar i biznesit të cilët e synojnë Shqipërinë si vend për të investuar. Flasim këtu për titujt e pronësive, apo për sigurinë e investitorët e huaj sepse vitet e fundit ka pasur një tronditje për shkak të rritjes së krimeve në vend.

Zjarr Tv Ad