U përfol për një koalicion me Sali Berishën, LSI regjistrohet në zgjedhjet e 6 Marsit

0
81

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar zyrtarisht në KQZ kërkesën për tu regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e 6 Marsi

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të mbahen për bashkitë Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë, Vorë, Shkodër dhe Dibër, ndërkohë që ende nuk dihet nëse LSI do të dalë me kandidatë më vete, apo do të dalë me një koalicion të përbashkët, ndoshta edhe me Komisionin e Rithemelimit.

Të dyja palët kanë pranuar se janë në negociata, për mënyrën se si do të bëhen pjesë në zgjedhjet e 6 Marsit, ndërkohë që Berisha ka hedhur poshtë pretendimet e mediave, se është arritur paraprakisht një marrëveshje.

Për zgjedhjet e 6 Marsit, janë regjistruar më herët dhe Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Zjarr Tv Ad