PD reagon për emisionet e mbrëmjes: U shfaqën dy njerëz që përdorin një gjuhë, për të mbrojtur interesat e tyre

0
77

Partia Demokratike reagon për emisionet e mbrëmjes së të enjtes, ku protagonist në dy televizionet më të mëdha në vend ishin Edi Rama dhe Sali Berisha, shkruan newsbomb.al. I pari ishte i ftuar në “Open” ndërsa i dyti në “Opinion”.

Në reagimin zyrtar sot, PD thotë se Rama dhe Berisha janë njëlloj,  përdorin të njëjtën gjuhë për të mbrojtur të njëjtat interesa e tyre.

“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa.

Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, thuhet në reagimin e shpërndarë nga Partia Demokratike. Vetë kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha, nuk ishte i ftuar në ansjë emision.

Zjarr Tv Ad