Këlliçi fiton një tjetër betejë gjyqësore/ “Nuk do të heq kurrë dorë nga e vërteta dhe mbrojtja e interesit publik”

0
108

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka fituar gjyqin ndaj Alban Çelajt, zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Është vetë Këlliçi, ai i cili shkruan në Facebook se GJKKO e ka shpallur të pafajshëm.

“Sot GJKKO, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi pafajësinë time duke rrëzuar një tjetër padi ndaj meje, e kërkuar nga Alban Çela, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Pas fushatës për zgjedhjet e 25 prillit u shpreha publikisht se në Qarkun Durrës, si në të gjithë Shqipërinë, u zhvillua një masakër zgjedhore e orkestruar nga Edi Rama dhe mëkëmbësit e tij.

Sot, një tjetër mëkëmbës u rrëzua me vendim gjykate. Ju falënderoj të gjithëve ju që besoni tek unë! Nuk do të heq kurrë dorë nga e vërteta dhe mbrojtja e interesit publik”, shkruan Këlliçi.

Zjarr Tv Ad