EMRAT/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, pritet të zyrtarizohen kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit

0
19

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në mbledhje janë caktuar kandidatët për 6 bashkitë për zgjedhjet e 6 Marsit, të cilët pritet të zyrtarizohen.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS u caktuan kandidatët për kryetar bashkie si më poshtë:

Bashkia Durrës: Emirjana Sako

Bashkia Lushnjë: Eriselda Sefa

Bashkia Shkodër: Majlinda Angoni

Bashkia Dibër: Rrahim Spahiu

Bashkia Vora: Mersin Murati

Bashkia Rrogozhina: Edison Memolla

Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit. PS, PD, LSI dhe FRD u regjistruan më herët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje.

Zjarr Tv Ad