Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se nuk shikon asnjë mundësi që kandidatët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të dalin mbi kandidatët e PD-së.
Ai tha në Euronews Albania se elektorati do t’i ndëshkojë kandidatët e Berishës për faktin se ata paraqiten me logon e LSI-së.
“Nuk ka asnjë shans që kandidat e LSI (kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’) të dalin mbi kandidatët e PD. Di që janë kandidatë të LSI dhe do të bëjnë fushatë si përfaqësues të kësaj partie dhe do të ndëshkohen nga elektorati”, tha Gjekmarkaj.
AI u shpreh se PD do të hyjë për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë, ndërsa shtoi se në Shkodër ka dy të majta kundër, Edi Ramën dhe të majtën e bashkuar të Ilir Metës.
“Ne kemi kandidatë shumë të mirë dhe seriozë. Nuk shkojmë për të dalë të dytët apo të tretët por për të fituar. PD në Shkodër ka dy të majta, të majtën e Edi Ramës dhe të majtën e bashkuar të Ilir Metës”, u shpreh deputeti demokrat.




