“Të ngrihet Komision hetimor parlamentar”, Meta: Mbështes kërkesën e Konfindustrisë, rritja e çmimit të karburanteve dhe energjisë me pasoja shkatërruese

0
34

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se rritja e çmimeve ka pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

Postimi i plotë i Presidentit:

Mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të “Konfindustria” për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.

Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregulltore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta.

Boll me justifikime të pavlera!

Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!

Zjarr Tv Ad