E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, nën kryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Erjon Veliaj në lidhje me koncesionin e jashtëligjshëm për inceneratorët.
Shehaj: Që edhe ajo ambasadorja që ka hallin e komisionit atje se kur ishte punë për të tjerët çonte përfaqësuesit atje dhe rrinte nga mëngjesi në darkë. Dhe në të reflektojmë si opozita reale të mos meremi shumë me këtë por të shkojmë te dera e SPAK një mijë veta dhe të flemë atje, ky është opinioni që kam unë të paktën.
Po të shohësh edhe në studimin e fizibilitetit të Tiranës, të ardhurat që ky zotëria do merte janë dy momente, prodhimi i energjisë, riciklimi i materialeve dhe ky 29 euroshi i famshëm për ton.
Ky zotëria nuk e kishte fare as në studim fizibiletet as shteti nuk kishte hyrë në marrëdhënie dhe ky lali Eri jep monopol me firmën e vet, që lali Eri këtë kontratën nuk e ka kaluar as në Këshillin e Bashkisë dhe rri atje merret me Gon Dukën se kam SPAK-un dhe realisht po na del që e ka SPAK-un.




