“Kushtetuesja” nuk shkarkon Metën, Dervishaj: Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet

0
40

Këshilltari i Presidentit Meta për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi vendimin e Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se kush qëndron i palëkundër nuk rrëzohet kurrë.

“Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë, dhe krenon këdo që ecën në të”shkruan Dervishaj në postimin e tij.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.

Sipas vendimit të dhënë nga gjykata Kushtetuese, presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda ashtu siç pretendohet nga ana e Kuvendit.

Zjarr Tv Ad