Deklarata e Ferdinand Xhaferrit, që etiketoi ministret e Ramës si një grup cupulinash ka sjellë debate të ashpra në sallën e parlamentit.
Fillimisht ishin ministret që reaguan dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolli, i ndërpreu fjalën Xhaferrit.
Edhe deputetja Mesila Doda, i kërkoi kolegut të saj, që të kërkojë falje për atë fjalë.
Më në fund deputeti Ferdinand Xhaferri, ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.




