Tuesday, April 21, 2026
Ballina Aktualitet Ku fshihet biznesmeni Zoto? Klodiana Lala publikoi foton që shkaktoi bujë të...

Ku fshihet biznesmeni Zoto? Klodiana Lala publikoi foton që shkaktoi bujë të madhe, Artan Hoxha e nxjerr ‘blof’: Adashi yt nuk del më se i kërkojnë lekët deputetët e tjerë

0
2134

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar dje një foto të biznesmenit Klodian Zoto, të shkrepur ditët e fundit. Gazetarja Lala shkruan përbri fotos se “I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”. Ky postim ka marrë reagimin e gazetarit Artan Hoxha i cili i shkruan se është foto e vjetër dhe se këtë mund ta verifikojë nga kamerat.

Komentet:

Artan Hoxha: Klodi ti nuk para u beson atyre qe te shkruajne…

Gjithsesi, ne kete foto ndodhet Klodian Zoto me babain e tij kineastin Agim Zoto, dhe nga pamja qe shoh, nga tavolinat, karriget dhe ambjenti jane ulur ne lokalin e babait te vet. Ky lokal ndodhet perballe lokal “lulishte 1 maji” ose ne krah te lokalit te Safet Gjicit te Ura e Tabakeve.

Klodiana Lala: Artan Hoxha hodha nje foto te Zotos. Kaq. Policia ta gjeje ku eshte

Artan Hoxha: Ështe e vjeter foto Klodi, sepse adashi yt Klodiani i inceneratoreve nuk del dot me te ajo kafe mu perballe hyrjes se parlamentit sepse i kerkojne leket ata deputetet e tjere qe nuk jane paguar

Klodiana Lala: Artan Hoxha ashtu eee? Dyshoj shume per kete

Artan Hoxha: Mos dysho fare, kalo neser te lokali te Ura e Tabakeve, aty do e gjesh Gimin, se i biri me duket iku nje dy jave para fletarrestit, apo nuk e raportove keshtu ti

Klodiana Lala: Dyshoj shume qe nuk bredhin ne te tilla vende. E di besoj qe sme mungon info

Artan Hoxha: Epo ka shume kamera aty Klodi, nuk jane vetem kamerat e Safetit dhe te Gimit, jane kamerat e Spartak Melckes, e komunitetit mysliman, leri pastaj kamerat e Rrugeve dhe Toptanit.

Zjarr Tv Ad