“Do të punojë me zemër për qytetin e tij”, Lulzim Basha prezanton kandidatin e PD-së në Shkodër dhe ka një thirrje të rëndësishme

0
60

Kreu i PD Lulzim Basha ka publikuar disa foto nga takimi me demokratët e Shkodrës gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar Bashkie, Xhemal Bushati. Kryedemokrati shkruan se Bushati do të shërbejë me zemër dhe shpirt për qytetin e tij.

Ai u bën thirrje shkodranëve që të votojnë kandidatin e PD për ta bërë qytetin më të mirë.

“Atmosferë e mrekullueshme në Shkodër, plot shpresë dhe dashni për Partinë Demokratike dhe Xhemal Bushatin, që do të shërbej me zemër dhe shpirt për qytetin e tij. Për ta bërë Shkodrën më të mirë dhe më të jetueshme për të gjithë shkodranët.

Voto PARTIA DEMOKRATIKE

Voto XHEMAL BUSHATIN

Voto Nr. 3”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad