Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë shum e vogël, që ka patur ajo në tër historinë. Një fund i merituar. Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha nga Kuvendi, teksa komentoi sulmet me raketa dhe avionë bombardues që nisën mëngjesin e sotëm në Ukrainë.
Sipas Berishës, Rusia dhe Putin kanë nisur zyrtarisht Luftën e Tretë Botërore.
Vladimir Putin dhe Rusia nisën de fakto Luftën e Tretë Botërore. Paqja e vendosur në kontinentin tonë mori fund me këtë agresion. Shtojmë këtu se Rusia de fakto është vendi që filloi Luftën e Parë Botërore.
Rusia e vetme absolutisht pa asnjë motiv, përveç ambicien imperiale të carit të saj, sot sulmon një vend të lirë dhe të pavarur, Ukrainën. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, në luftën e parë ishte viktimë, tha ish-kryeministri.




