Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm ka dënuar sot sulmet e Rusisë mbi Ukrainën. Në një konferencë për shtyp, Kodheli ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe ka kërkuar që trupat ushtarake ruse të tërhiqen nga plani i tyre.
“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, Bashkë me aleatët tanë ne qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe presidentit të saj legjitim. Mendimet tona janë dhe shkojnë te familjet e viktimave dhe të të plagosurve. Ne i Bashkohemi deklaratave të NATO-s që i bën thirrje Rusisë të ndërpresë sulmet ushtarake dhe të tërheqë forcat e saj ”, u shpreh Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm.




