Xhaçka takohet me Kim, Sorecan dhe ambasadorin ukrainas

0
56

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja ka bërë me dije se gjatë takimit kishin diskutuar mbi mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të mbështetjes së Ukrasinës dhe vënies para përgjegjësisë të palës ruse.

“Prita sot Ambasadoren e SHBA ,Yuri Kim, Ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës  në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi situatën në dhe skenarët e mundëshëm për bashkëpunim.

Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbajtjen e Rusisë përballë përgjegjësisë. Në solidaritet të plotë me Ukrainën”, shkruan ministrja.

Zjarr Tv Ad