Raketat synonin guvernatorin dhe ekipin e tij…

0
42

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram këtë mëngjes.

Mediat e huaja shkruajnë se sulmi ishte një përpjekje për të vrarë guvernatorin e Kharkiv dhe ekipin e tij që drejtonte mbrojtjen e qytetit, i dyti më i madh në Ukrainë.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Zjarr Tv Ad