Vojo Bregu thirrje ministres së Bujqësisë: Rishiko skemat e mbështetjes për fermerët, mos jepni subvencione për shkencë kur s’ka grurë për bukë

0
52

Zyrtari i LSI Vojo Bregu, i bën thirrje ministres së Bujqësisë Frida Krifca se është ende në kohë të rishikojë skemat e mbështetjes për fermerët, pasi situata është emergjente. Ai thotë se nuk ka nevojë për studime shkencore në një kohë që vendi mund të mos ketë grurë për bukë.

“Mendoj që ministria e Bujqësisë është ende në kohë pa filluar disbursimi i skemave mbështetëse, për ti ndryshuar ato dhe për tju përshtatur situatës emergjente aktuale. Skemat nuk mund të vazhdojnë sikur nuk po ndodh asgjë. Nuk mund të subvencionohet UBT për studime shkencore kur nuk do kemi grurë për bukë.

Nuk mund të subvencionohet bashkia për tregje blegtorale kur nuk do kemi më kafshë. Nuk mund të subvencionohet peshkimi me riparime anijesh, kur nuk do kemi naftë për anijet.Duhet ulur pragu i nr të tufave për subvencionim për gjedhët dhe të imtat.

Duhen ndihmuar familjet e varfra me 1 ose 2 lopë të mbijetojnë këtë vit. Duhet futur patjetër një skemë e re për mbjelljen e misrit! E thënë shkurt, skemat e këtij viti duhet të jenë skema mbijetese, jo subvencionim normal i bujqësisë”, shkruan Vojo Bregu.

Zjarr Tv Ad