Lulzim Basha është takuar sot me ish-eurodeputetin Elmar Brook, i cili raportohet se ka mbërritur në vendin tonë për të negociuar krizën në Partinë Demokratike.
Basha u shfaq nga dera anësore e Selisë Blu, ku dha edhe një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ai tha se mbetet në dispozicion për të bërë gjithçka që do të çojë në bashkimin e demokratëve.
Kryedemokrati nuk ka qenë sot i pranishëm në Kuvend, ndërsa daljet publike të tij janë bërë gjithnjë e më të rralla që pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit.
Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar për Partinë Demokratike, për demokratët, e dyta që dua ta them por nuk është lajm për ju. Unë mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka dhe për të bashkuar partinë demokratike”, deklaroi Basha




