Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën për Armand Dukën dhe dy zyrtarët e tjerë të FSHF, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i funksionit.
Gazetarja Klodiana Lala bën të ditur se avokati nuk ishte dakord me përbërjen e trupit gjykues. Kësisoj ai ka kërkuar kohë për kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.




