Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri reagon pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE shprehet se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të “fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë”.
Lidershipi i ri i PD-së duhet të mbështesë integrimin, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.
“Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit,” thuhet në reagim.




