Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për herë të parë për kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit që t’i hiqet mandati i deputetit Alqi Bllakos për shkak se është përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Gjatë një deklarate për mediat në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, Balla theksoi se PS-ja nuk bëhet mburojë për asnjë që ka shkelur vijën e kuqe.
Kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit të Alqi Bllakos – “Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një mase sigurie me arrest me burg. Në aspektin njerëzit, të të qënit fakti të kolegut, nga secili krah qoftë personi apo kolegu. në aspektin njerëzor, përgjigja e pyetjes tuaj; s’jam i gëzuar. Por kam një aspekt tjetër, që forcova udhëheqëse e PS ka pasur objektiv arritjen e një momenti që drejtësia të funksionojë dhe të vendoset para drejtësisë gjithkush pa dallim se nga cili krah vjen. Do punojmë në këtë drejtim për të thelluar efektet e reformës në drejtësi.
Të jetë e qartë nga të gjithë për këtë. PS ka vendosur vijë të kuqe me këdo sapo të merret nën hetim apo drejtësia kërkon ose vendos masë sigurie ose sjell në Kuvend një kërkesë për hetime natyrshëm që PS nuk është mburojë për askënd dhe në këtë këndvështrim kjo do të jetë vijë e kuqe për këdo. Ne do të ,mbajmë këtë qëndrim për këdo që jemi vendosur përballë. Është e rëndësishme që standardi që ka nisur të vazhdojë”, u shpreh Balla.




