Sunday, August 9, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Dha dorëheqjen por nuk harron demokratët, Lulzim Basha shfaqet me anëtarët e...

Dha dorëheqjen por nuk harron demokratët, Lulzim Basha shfaqet me anëtarët e degës nr 2 në Tiranë

0
42
Zjarr Televizion Adccccc

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se nuk po heq dorë nga aktivitetet politike, pavarësisht largimit nga drejtimi i partisë.

Burime bëjnë me dije se deputeti Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e degës nr2 në Tiranë.

Bashkimi i demokrateve pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha është misioni i shpallur nga Basha, pasi shihet si një mundësi për të kaluar krizën në të cilën ndodhet PD.

Kujtojmë se dy ditë më parë Basha u pa me demokratët në kafe në zonën e Dajtit dhe në degën 8 në Tiranë.

Zjarr Tv Ad