Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka qënë prezent këtë të premte në bashkinë e Vlorës ku ka prezantuar ndihmën ligjore falas për personat në nevojë.
Pas përfundimit të takimit, Manja komentoi edhe çështjen e korrupsionit në kadastrat e vendit.
Sipas tij ka patur një hetim të thelluar mbi çështjet e pronave dhe kadastrave në vend dhe përgjegjësit kanë marr dënimin e merituar.
Hetimi sipas tij vijojë dhe do të ketë rezultate të tjera shumë shpejt.
“Ka patur hetim edhe përsa i përket kadastrës së Vlorës, hetim ky i cili ka nisur nga punonjësi më i thjesht deri në strukturat më të larta, pa patur përjashtime. Rezultatet do të shprehen shumë shpejtë”, ka thënë Manja.
Ministri i drejtësisë komenton edhe mbi arrestimin e deputetit Alqi Bllako duke ju shmangur komentit të shtimit të rasteve nga deputetët socialist përpara drejtësisë.
Ai shprehet se kjo mazhorancë e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat dhe duhet ta lëmë reformën në drejtësi të bëj punën e saj edhe në këtë rast.




