Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ajo u uron shëndet e paqe për çdo familje shqiptare, si dhe pranimin e çdo vepre të mirë gjatë këtij muaji të bekuar.
“Të dashur besimtarë myslimanë, gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
Nesër është dita e parë e një muaji agjerimi, adhurimi, sakrifice dhe afërsie me Krijuesin.
Duke uruar për më shumë shëndet e paqe në çdo familje shqiptare, unë bashkohem në lutjet tuaja për pranimin e çdo vepre të mirë gjatë këtij muaji të bekuar”, shkruan Kryemadhi.




