Wednesday, August 5, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Këmbëkryq me të dënuarit që mbajnë Ramazan, drejtori Admir Abrija në burgun...

Këmbëkryq me të dënuarit që mbajnë Ramazan, drejtori Admir Abrija në burgun e Fushë-Krujës me imamin Ahmed Kalaja

0
65
Zjarr Televizion Adccccc

Besimtarët myslimanë kanë nisur prej mëngjesit të kësaj të shtune agjërimin për muajin e bekuar të Ramazanit.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija, ka bërë një inspektim sot në IEVP Fushë-Krujë, ku përveç se ka parë nga afër situatën dhe kushtet, ka uruar besimtarët myslimanë në këtë institucion për Ramazan. I pranishëm ishte edhe Imam Ahmed Kalaja, i cili ka folur me të dënuarit mbi reflektimin dhe paqen.

Abrija është ulur këmbëkryq me të dënuarit, duke u dhënë mundësinë t’ia shprehnin drejtpërdrejt ankesat dhe kërkesat që kishin. Drejtori i Burgjeve u ka përcjellë atyre edhe porositë e ministrit Ulsi Manja për përmirësimin urgjent të infrastrukturës.

Zjarr Tv Ad