Politologu Ilir Kalemaj e konsideroi lëvizjen e fundit të Lulzim Bashës si përpjekje për të bërë kundër-foltore. Sipas Kalemajt Basha mund të jetë duke menduar rikandidimin si kryetar i PD-së, duke pritur humbjen e Berishës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Në politikën shqiptare, politikanët ikin për të mos ikur. I vetmi rast mbetet Fatos Nano. Basha u ngri fillimisht dhe pastaj u shkri. Kësaj radhe u dorëhoq, por në fakt nuk është dorëheqje. Kur e pyetën gazetarët nëse do rikandidosh prapë nuk tha asgjë. Ai kërkon që të tërhiqet edhe Berisha, ose të jetë një beniamin i tij, ose po përpiqet të bëjë kundër-foltore. Turi i tij duket se është një tur që të takohet me simpatizantët, anëtarët që e kanë mbështetur. Do ketë rikandidim? Është një mënyrë për të pritur moshën biologjike të Berishës, për të rikandiduar në një moment të dytë, pas humbjes së zgjedhjeve lokale. Fakti që anatemoi gjyqtarin, kjo e mban peng PD-në për të parë përpara.
Sot në PD të gjithë e më tepër nuk po shtojnë rrugët e bashkëpunimit dhe kompromisit. Lufta më e madhe bëhet në grupin parlamentar, sepse është përfaqësimi më i lartë politik. Duket sikur ka tre grupime parlamentare. Pamë pas 6 marsit u kthye përmbys peshorja, mazhoranca shkoi me Berishën. Rasti i Shkodrës psh., Helidon Bushati. Beniaminët e tij ishin të parët që e kritikuan Bashën. Zgjedhjet në Hungari dhe Serbi treguan që sa më e fragmantizuar të jetë opozita, aq më të pakta janë shanset për fitore”, tha ai.
I pyetur mbi mundësinë që Basha të jetë kandidat për president, Kalemaj tha: Ai la të nënkuptuar që nuk është diçka e iniciuar nga ai. Është, sipas tij, një diversion nga ana e Ramës, që synon ta thellojë krizën opozitare. Nëse Berisha do ndjente se ka kuorum do rikthehej në grupin parlamentar të PD”, u shpreh Kalemaj.




