Spartak Ngjela tregon prapaskenat e lëvizjes së ambasadores Yuri Kim, zbulon planin e Sali Berishës

0
722

Avokati Spartak Ngjela ka folur për ankimimin në Gjykatën e Apelit nga Partia Demokratike, duke deklaruar se nëse Apeli e konsideron në pavlefshmëri apsolute, gjyqtari rrezikohet për proces penal.

“Pa qenë person juridik, nuk mund ti japësh të drejtën e partisë, një fluksi njerëzish që nuk janë person juridik. Për mos ta zgjatur është një shkelje e rëndë nga ato që bën Saliu në 30 vjet. Por tani është pa forcë, drejt degradimit total. Dje ambasadorja amerikane i tha Alibeajt se ti je kryetari i komanduar i PD. Keni dëgjuar të tjerët të thonë që jemi PD, ku i kanë ata strukturat, ku e kanë këshillin Kombëtar, Kryesinë? Këta duan të venë në Moskë, nëse duan të venë në Perëndim, ka rregulla. Nuk është person juridik lëvizja e Saliut”, tha Ngjela.

Në vijim ai deklaroi se veprimet e Komisionit të Rithemelimit, janë juridikisht të pavlefshme.

“Strukturat e Saliut janë joligjore, janë kot, le të thonë të tjerë janë PD, këto janë budallallëqe, janë si partitë marksiste-leniniste që krijonte Enver Hoxha në botë dhe tallej bota me të. Duhet parë si duhet zgjidhur problemi i lidershipit. Është vlerë e madhe për Partinë Demokratike që ambasadorja i vajti në zyrë Alibeaj. Ne nuk kemi jetë politike, faktike pa Amerikën. Për sa i përket se çfarë do ecë përpara për PD, do shohim aftësinë politike të kryetarit të komanduar Alibeaj”, u shpreh avokati.

Zjarr Tv Ad