Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka takuar këtë të mërkurë drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri, Marta Onorato.
Deputetja thotë se gjatë këtij takimi u vendos për ngritjen e një platformë bashkëpunimi mes LSI dhe Institutit Republikan.
Sipas saj kjo do t’i shërbejë përparimit të misionit, në rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rinisë dhe grave në politikëbërje, si dhe i integrimit europian të Shqipërisë.
“Ishte kënaqësi të takohesha sot me Drejtuesen e Përkohshme të Institutit Republikan Amerikan në Shqipëri Znj. Marta Onorato. Duke e vlerësuar për gjithë mbështjen që IRI i jep partive politike në Shqipëri, ngritëm sëbashku një platformë bashkëpunimi mes LSI dhe Institutit Republikan, që do t’i shërbejë përparimit të misionit tonë, në rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të rinisë dhe grave në politikëbërje, si dhe në përgatitjen e alternativave drejt një politike konstruktive, që i shërben qytetarëve dhe integrimit evropian të Shqipërisë”, shkruan Kryemadhi.




