Presidenti Ilir Meta njoftoi gjatë konferencës për media se do të krijojë një Komision Transparence për aferën e inceneratorëve, me njerëz të financës dhe ligjit, të cilët do të zhvillojnë tur në të gjithë Shqipërinë për t’u shpjeguar qytetarëve si ka funksionuar organizata kriminale.
Ai u shpreh se përfituesit e vërtetë të parave nuk janë Stela Gugallja, Kloduian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por qeveria me në krye Edi Ramën.
“Shumë shpejt do të ndërtoj si President një Komitet Transparence për aferën e inceneratorëve, që ta kuptojnë të gjithë.
Me njerëz të financës, të ligjit, kudo në Shqiëpri përmes takimeve, konferencave dhe organizimeve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili sesa këtu. Përfituesit e vërtetë të parave nuk janë Zoto, Mërtiri dhe Gugallja, ata janë instrumenta. Unë do të nis shumë shpejt një tur llogaridhënieqë mendoj se do të jenë risi në fund të kësaj presidence”, tha Meta.




