Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Kandidati për kryetar të PD në Kukës tërhiqet nga gara dhe sulmon...

Kandidati për kryetar të PD në Kukës tërhiqet nga gara dhe sulmon Grupin e Rithemelimit: Këta duan të operojnë me listat e Lulzim Bashës

0
238
Zjarr Televizion Adccccc

Irel Elezi, kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në degën Kukës, është tërhequr nga gara. Ai thotë se lista e anëtarësisë nuk përputhet me listën e qershorit të vitit të kaluar.

Elezi sulmon edhe Grupin e Rithemelimit, për të cilët thotë se duan t’i bëjnë zgjedhjet me listat e Lulzim Bashës, pasi nuk kanë hartuar listat e anëtarësisë pas Kuvendit të 11 dhjetorit.

Postimi i Irel Elezit:

Meqenese diten e djeshme pas marrjes se listave te votimit te antaresise, kam verifikuar se ato nuk perputhen me listat e qershorit 2021, mbi 200 emra.

Per rrjedhoje i kerkova grupit rithemelimit listat e hartuara nga grupi i themelimit gjate procesit riorganizimit pas kuvendit te dates 11 dhjetor.

Ata pohojne se nuk kane hrtuar lista gjate ketij procesi.

Per rrjedhoje keto jane duke operuar me listat e Lulezim Bashes dhe nuk deklarojnë origjinën e tyre.

I kerkova komisionit te nderprese procesin qe para fillimit dhe te verifikojme origjinen e ketyre listave.

Dorezova ankimimin pranë komisionit , ne rast te vazhdimit te njeanshem deklaroj:

Terheqjen nga gara per arsye te manipulimit te listave dhe të garës.

Zjarr Tv Ad