“Më shteroi durimi”/ Kokalari-ambasadores: Mjaft u përfshive

0
291

Incidenti në parlament mes ish kryeminstrit Sali Berisha dhe deputetit Enkelejd Alibeja është komentuar pafund në media.

Pak më parë një reagim pati dhe nga ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një statusi shkruante: “Ditët e sulmeve ndaj ndërtesave, rrahjes apo shtyrjes së të tjerëve nga podiumet, kërcënimeve ndaj atyre që me të drejtë thonë “jo!”, akuzimit të të tjerëve për keqbërjet që ke bërë vetë, shtrembërimit të shtetit ligjor, mbështetjes tek pandëshkueshmëria – ato ditë i përkasin një të shkuare që nuk duhet të përsëritet”

Në këtë status ka komentuar aktivistja Evi Kokalari, e cila i drejtohet ambasadores: “Mjaft u përfshive. Nuk është puna juaj çfarë bëjnë ata në parlament, stop”, duke vijuar më pas: “Më shteroi durimi.”

Zjarr Tv Ad