FOTO/ E dashura e Putinit shfaqet në publik me pamje të re, dyshohet se…

0
110

E dashura e përfolur e Vladimir Putinit është rishfaqur me një pamje të re në Moskë, pas thashethemeve se ajo mund të ishte fshehur në një vilë në Zvicër ose në një bunker bërthamor në Siberi. Alina Kabaeva, 38 vjeç u rishfaq në një provë të gjimnastikës ritmike për të rinj në ‘VTB Arena’ të Moskës këtë javë përpara Festivalit Alina, një ngjarje bamirësie e planifikuar për të shtunën. Besohet gjerësisht se Kabaeva ëshë e dashura e presidentit rus dhe nëna e katër fëmijëve të Putinit, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht. Fotot e Kabaevas në ngjarjen në Moskë ndezën spekulimet se ish-gjimnastja ka kryer ndërhyrje kirurgjikale.

“Diçka ka ndryshuar vërtet në fytyrën e Kabaevës… atletja legjendare ishte dukshëm më e bukur”, shkruan revista ruse ‘Cosmopolitan’, e cituar nga media britanike Daily Mail. Duke shmangur lidhjen e saj me Putinin në mënyrë që të mos censurohet nga shteti rus, revista thekson: ‘Alina Kabaeva është një nga gratë më misterioze dhe më të fshehta në vendin tonë’ .

“Gjimnastja pothuajse kurrë nuk shfaqet në publik, nuk shfaqet në rrjetet sociale dhe nuk është e mundur ta shohësh aksidentalisht në rrugë apo në qendra tregtare”. Në kanalin Telegram, Tol’ko Nikomu  – gjithashtu duke zgjedhur fjalët e tij me kujdes për të shmangur censurën ruse – la të kuptohej se ajo dhe Putin kanë të njëjtin kirurg plastik. “Një paraqitje e re e rrallë e Alina Kabaeva. Kësaj radhe ajo është veshur casual – dhe sërish shihet me unazë martese. Dhe po, dora e kirurgut estetik familjar është mjaft e dukshme”.

Putin në të majtë gjatë takimit të djeshëm ku pretendoi se Mariupoli ishte në duart e forcave ruse, në të djathtë e dashura e presidentit rus Alina Kabaeva e shfaqur së fundmi.

Në të majtë Alina para operacioneve plastike, në të djathtë pas operacioneve plastike

Zjarr Tv Ad